Programet
• EnergySpin
Ai e përdor detergjentin me më shumë efektivitet me një veprim të lartë mekanik gjatë larjes. Në këtë mënyrë, ai ruan cilësinë e larjes pa pasur nevojë për nxehtësi për një kohë të gjatë për rrobat tuaja, duke zvogëluar konsumin e energjisë.
Kjo teknologji përdoret në programet që përfshijnë simbole, shkronja të trashësuara serigrafie ose ngjyra të shfaqura në panel.
• Ultimate40'
Përdoreni këtë program për të larë shpejt rrobat e pambukta me ndotje normale.
NJOFTIM

Koha e shfaqur në fillim të programit pasqyron një ngarkesë të plotë. Brenda rreth 2 minutash nga fillimi, pajisja zbulon ngarkesën aktuale. Nëse ngarkesa e zbuluar është më e vogël se ngarkesa e plotë, kohëzgjatja e programit shkurtohet përkatësisht.
• Eco 40-60
Programi ekonomik Eco 40-60 është i përshtatshëm për larjen normale të rrobave të pambukta me nivel normal të papastërtisë që janë specifikuar për t'u larë së bashku në 40°C ose 60°C. Ky program është programi standard i testimit sipas rregulloreve të BE-së për dizajnin miqësor ndaj mjedisit dhe etiketimin e energjisë.
Megjithëse ky program zgjat më shumë se programet e tjera të larjes, ai është më efikas për sa i përket konsumit të energjisë dhe ujit. Temperatura e tanishme e ujit mund të jetë e ndryshme nga temperatura e treguar e larjes. Kur e ngarkoni produktin me më pak rroba (p.sh. ½ e kapacitetit ose më pak), kohëzgjatja e ciklit mund të bëhet automatikisht më e shkurtër. Në këtë mënyrë, konsumi i energjisë dhe ujit do të ishte shumë më i vogël.
• Cottons
Mund të lani rrobat tuaja rezistente prej pambuku (çarçafë, shtresa krevati, peshqirë, rrobdishanë, të brendshme, etj.) në këtë program. Kur shtypet butoni i funksionit të larjes së shpejtë, kohëzgjatja e programit shkurtohet goxha, por performanca efektive e larjes arrihet me lëvizje intensive të larjes. Nëse nuk përzgjidhet funksioni i larjes së shpejtë, është e garantuar një performancë efektive në larje dhe shpëlarje për rrobat tuaja shumë të ndotura.
• Synthetics
Përdoreni këtë program për të larë rrobat tuaja si këmisha bluza, rroba të përziera sintetike/pambuku etj. Funksioni i larjes së shpejtë shkurton ndjeshëm kohëzgjatjen e programit dhe siguron performancë efektive të larjes për rrobat pak të ndotura. Funksioni i larjes së shpejtë nuk është i përshtatshëm për rroba shumë të ndotura.
Nëse produkti juaj nuk ka një program specifik për perdet, mund të përdorni këtë program. Lani perdet në maksimumi 40 °C dhe me një shpejtësi centrifugimi deri në 800 rrotullime/minutë.
• GentleCare/Wool/HandWash
Përdoreni për të larë rrobat e leshta/delikate. Zgjidhni temperaturën e duhur duke iu përmbajtur etiketave të rrobave tuaja. Rrobat tuaja do të lahen me një veprim larës shumë delikat në mënyrë që të mos dëmtohen.
• Hygiene+
Aplikimi i një faze me avull në fillim të programit mundëson zbutjen e ndotjes lehtësisht.
Përdorni këtë program për rrobat tuaja (rroba fëmijësh, çarçafë, shtresa krevati, të brendshme, etj. artikuj pambuku) që kërkojnë një larje anti-alergjike dhe higjienike në temperaturë të lartë me cikël larjeje intensiv dhe të gjatë. Niveli i lartë i higjienës garantohet falë përdorimit të avullit para programit, nxehtësisë për një kohë të gjatë dhe shpëlarjes shtesë.
• SteamTherapy
Përdorni këtë program për të pakësuar rrudhat dhe kohën e hekurosjes së një sasie të vogël rrobash pa njolla pambuku, sintetike ose të përziera.
NJOFTIM

Ky nuk është një program larjeje. Mos shtoni kimikate të tilla si detergjent, zbardhues, heqës njollash etj. në sirtarin e detergjentit gjatë këtij programi.
• Shirts
Ky program përdoret për të larë këmishë pambuku, sintetike dhe me përzierje sintetike së bashku. Ai pakëson rrudhat. Në fund të programit përdoret avulli për të ndihmuar funksionin e reduktimit të rrudhave. Profili i veçantë i centrifugimit dhe përdorimi i avullit në fund të programit redukton rrudhat te këmishët tuaja. Kur zgjidhet funksioni i larjes së shpejtë, aplikohet algoritmi i paratrajtimit.
- Aplikojeni lëndën kimike të paratrajtimit direkt në rrobat tuaja ose shtojeni së bashku me detergjentin nga ndarja e detergjentit pluhur. Kështu mund të keni të njëjtin rendiment si me larjen normale në periudhë shumë më të shkurtër. Jetëgjatësia e përdorimit të këmishave tuaja rritet. Mos përdorni detergjent paralarës nëse planifikoni të përdorni funksionin e vonesës së produktit tuaj. Detergjenti paralarës mund të derdhet mbi rrobat tuaja dhe të shkaktojë njolla.
** Rekomandohet ta përdorni ciklin me jo më shumë se 6 këmisha për të minimizuar rrudhat në këmisha kur përdorni këtë cikël. Kur lani më shumë se 6 këmisha, mund të ketë ndryshime në nivelet e rrudhave dhe lagështinë në këmisha në fund të ciklit.
• Xpress/Super Xpress
Përdorni këtë program për të larë rrobat e pambukta pak të ndotura ose pa njolla në një kohë të shkurtër, por jo për peshqirët ose rrobat e rënda prej pambuku. Kohëzgjatja e programit mund të reduktohet në 14 minuta kur zgjidhet funksioni i larjes së shpejtë. Kur përzgjidhet funksioni i larjes së shpejtë, duhen larë maksimumi 2 (dy) kg rroba.
• DarkCare/Jeans
Përdoreni këtë program për të mbrojtur ngjyrën e rrobave të errëta dhe xhinseve. Kryen larje me performancë të lartë me lëvizje të veçantë të kazanit edhe nëse temperatura është e ulët. Rekomandohet që të përdoret detergjent i lëngshëm ose shampo për të leshtat për rrobat me ngjyrë të errët. Mos lani rrobat tuaja delikate që përmbajnë lesh, etj
• Drum Clean
Pastroni rregullisht (një herë në 1 deri në 2 muaj) kazanin për të siguruar higjienën e nevojshme. Aplikohet avull para programit që të zbuten mbetjet në kazan. Aktivizoni programin kur produkti është plotësisht bosh. Për rezultate më të mira, përdorni pluhur kundër smërçit (materiale për pastrimin e kazanit) të përshtatshëm për lavatriçe kur zgjidhet funksioni i detergjentit pluhur. Lëreni derën e ngarkimit gjysmë të hapur pas përfundimit të programit që të thahet pjesa e brendshme e produktit.
NJOFTIM

Ky nuk është një program larjeje. Ky është një program mirëmbajtjeje.
Mos e aktivizoni këtë program kur ka diçka brenda produktit. Kur përpiqeni ta përdorni, produkti ndjen automatikisht se ka ngarkesë brenda dhe mund ta mbyllë ose rifillojë programin sipas modelit të produktit tuaj. Nuk arrihet një pastrim efektiv nëse programi rifillon.
• Të përziera
Përdoreni për të larë bashkë rrobat tuaja të pambukta dhe sintetike pa i seleksionuar ato.
• Të brendshme
Mund ta përdorni këtë program për të larë rrobat delikate që janë të përshtatshme për larje me dorë dhe të brendshmet delikate të grave. Sasitë e vogla të rrobave duhet të lahen në rrjetë larjeje. Tokëzat, kopsat etj. duhen mbërthyer dhe zinxhirët duhen mbyllur.
• ColdWash
Përdoreni për të larë rrobat prej pambuku/sintetike mesatarisht të ndotura dhe rezistente. Arrihet një larje efikase falë veprimit larës intensiv dhe sistemit me hedhje uji të dyfishtë.
• Sportive
Mund ta përdorni këtë program për të larë rroba sportive dhe për aktivitete jashtë që përmbajnë përzierje pambuku/sintetike dhe materiale rezistente ndaj ujit si gore-tex etj. Sigurohet që rrobat të lahen me delikatesë falë lëvizjeve të veçanta rrotulluese.
• ColdWash
Përdoreni për të larë rrobat tuaja të papastra dhe të forta prej pambuku/sintetike. Falë algoritmit të larjes të zhvilluar posaçërisht për programin, sigurohet larje efektive pa i ekspozuar rrobat në temperatura të larta.
• StainCare
Produkti ka një program të veçantë për njollat që mundëson heqjen e llojeve të ndryshme të njollave në mënyrën më të efektshme. Përdoreni këtë program vetëm për të pambuktat e forta dhe që nuk u dalin ngjyrat. Mos lani me këtë program rrobat delikate dhe që u dalin lehtë ngjyrat. Para larjes, sigurohuni të kontrolloni etiketat e rrobave (rekomandohet për këmishët prej pambuku, pantallonat, pantallonat e shkurtra, bluzat, rrobat për fëmijë, pizhamet, përparëset, mbulesat e tavolinës, çarçafët, këllëfët e jorganëve, këllëfët e jastëkëve, peshqirët e plazhit, peshqirët, çorapet, të brendshmet prej pambuku, të cilat janë të përshtatshme për larje në temperaturë të lartë dhe për një kohë të gjatë). Në programin automatik të njollave, mund të lani 24 lloje njollash të ndara në tre grupe të ndryshme sipas zgjedhjes së funksionit "Larje e shpejtë”. Mund të shikoni grupet e njollave që mund të zgjidhen me butonin "Larje e shpejtë". Në varësi të grupit të zgjedhur të njollave, modifikohet një program i veçantë larjeje për të cilin modifikohet kohëzgjatja e mbajtjes në shpëlarje, veprimi i larjes, kohëzgjatja e larjes dhe e shpëlarjes.
Më poshtë mund të gjeni grupet e ndotjes që mund të zgjidhen me butonin e parametrit "Larje e shpejtë”.
Kur nuk përzgjidhet Larje e shpejtë
Djersë, papastërti në jakë, ushqim, majonezë, salcë sallate, makijazh, vaj makinash, ushqime për foshnja.
Kur butoni "Larje e shpejtë” shtypet një herë;
Gjak, çokollatë, puding, bar, baltë, vezë, gjalpë, kerri.
Kur butoni "Larje e shpejtë” shtypet dy herë;
Çaj, kafe, lëng, salcë domatesh, verë e kuqe, coca-cola, reçel, qymyr
- Zgjidhni programin e njollave.
- Zgjidhni njollat që doni të lani duke i vendosur në grupet më sipër dhe duke zgjedhur grupin përkatës me butonin e funksionit të shpejtë ndihmës.
- Lexoni etiketën e copave me kujdes dhe sigurohuni që të zgjidhen temperatura dhe shpejtësia e centrifugës e duhur.
• Downloaded Program
Ky është një program i veçantë që ju lejon të shkarkoni programe të ndryshme kur të doni. Në fillim, ekziston një program që mund ta shihni me aplikacionin HomeWhiz si parazgjedhje. Megjithatë, mund të përdorni aplikacionin HomeWhiz për të zgjedhur një program nga kompleti i programeve të paracaktuara dhe pastaj ta ndryshoni dhe ta përdorni atë.
NJOFTIM

Nëse dëshironi të përdorni veçorinë HomeWhiz dhe funksionin e Kontrollit në distancë, duhet të zgjidhni Programi i shkarkuar. Informacione të detajuara mund të gjenden te veçoria HomeWhiz dhe funksioni i Kontrollit në distancë.