Montimi
Vendi i duhur për montimin
Në fillim lexoni “Udhëzimet për sigurinë”!
Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për montim, shikoni informacionet në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse jo, telefononi një elektricist ose hidraulik për të rregulluar lidhjet e rrjetit publik sipas nevojës.
- Kablloja e dëmtuar elektrike duhet të zëvendësohet nga Shërbimi i autorizuar.
- Kur vendosni dy pajisje ftohëse ngjitur me njëra-tjetrën, lini të paktën 4 cm distancë mes dy njësive.
- Mbajeni produktin larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe në një vend të thatë.
- Nëse hapësira e derës është shumë e ngushtë për kalimin e produktit, hiqeni derën dhe kthejeni produktin në anë; nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
- Vendoseni produktin në një sipërfaqe të rrafshët për të shmangur dridhjet.
- Vendoseni produktin të paktën 30 cm larg nga ngrohësi, soba ose burime të ngjashme të nxehtësisë dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
- Mos e ekspozoni produktin ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe mos e mbani në ambiente me lagështi.
- Para transportit ose përdorimit, mos e hapni kurrë kapakun e panelit të kontrollit në produkt. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr!
- Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret kombëtare.
- Spina e kordonit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit.
Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë!
Faqet anësore të produktit tuaj janë të pajisura me tuba me lëng ftohës për përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në këto sipërfaqe mund të qarkullojë lëng me presion të lartë që shkakton nxehtësi në faqet anësore. Kjo është normale dhe nuk kërkon t’i bëhet ndonjë shërbim. Kini kujdes kur prekni këto zona.
Montimi i kunjave plastike
Përdorni kunjat plastike të përfshira me produktin për të siguruar një hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit midis produktit dhe murit.
- Hiqni vidat në produkt dhe montoni vidat e përfshira me kunjat.
- Vendosni 2 kunja plastike në kapakun e ventilimit siç tregohet në figurë.

Rregullimi i këmbëve
Nëse produkti nuk është në ekuilibër, rregulloni mbështetëset e përparme të rregullueshme duke i rrotulluar ato djathtas ose majtas.

Për t’i përshtatur dyert vertikalisht,
Lironi dadon fiksuese që ndodhet poshtë. Vidhosni dadon përshtatëse (CW/CCW) në përputhje me pozicionin e derës. Shtrëngoni bulonin e dados fiksuese për pozicionin përfundimtar.
Për t’i përshtatur dyert horizontalisht,
Lironi vidën fiksuese në pjesën e poshtme Lironi dadon fiksuese në pjesën e sipërme. Vidhosni bulonin përshtatës (CW/CCW) anash në përputhje me pozicionin e derës. Shtrëngoni dadon fiksuese në krye për pozicionin përfundimtar Shtrëngoni vidën fiksuses në pjesën e poshtme
Fiksoni menteshën e sipërme me 3 vida.
Instaloni kapakun e menteshës pasi të jenë instaluar foletë.
Siguroni kapakun e menteshës me dy vida.
