Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit
Në fund të çdo valvule të hyrjes së ujit në pjesën e pasme të produktit ka një filtër, si dhe në fund të çdo tubi të hyrjes së ujit aty ku lidhen me rubinetin. Këta filtra parandalojnë futjen e substancave të huaja dhe të papastërtive të ujit në produkt. Filtrat duhet të pastrohen nëse janë të papastër.

- Mbyllni rubinetat.
- Hiqni tapat e tubave të hyrjes së ujit për të arritur te filtrat në valvulat e hyrjes së ujit dhe pastrojini me një furçë të përshtatshme. Nëse filtrat janë shumë të papastër, hiqini ata nga vendi i tyre me pinca dhe pastrojini në këtë mënyrë.
- Nxirrni filtrat në skajet e rrafshëta të tubave të hyrjes së ujit bashkë me gominat dhe pastrojini plotësisht me ujë të rrjedhshëm.
- Rivendosni me kujdes gominat dhe filtrat dhe shtrëngoni tapat me dorë.