Kohëzgjatja e programit të shfaqur

Mund të shikoni kohëzgjatjen e programit në ekranin e lavatriçes, ndërsa zgjidhni një program. Në varësi të sasisë së rrobave që keni ngarkuar në lavatriçe, shkumëzimit, kushteve të një ngarkese të pabalancuar, luhatjeve në furnizimin me energji, presionit të ujit dhe cilësimeve të programit, kohëzgjatja e programit do të përshtatet automatikisht ndërkohë që programi është në proces.

RAST İ VEÇANTE: Në fillimin e programeve Të pambuktat dhe Ekonomik për të pambuktat, ekrani tregon kohëzgjatjen e gjysmë ngarkesës. Ky është rasti më i zakonshëm i përdorimit. Pas fillimit të programit, për 20-25 minuta lavatriçja do të identifikojë ngarkesën aktuale. Dhe nëse ngarkesa e identifikuar është më e madhe se gjysma e ngarkesës; programi i larjes do të përshtatet dhe kohëzgjatja e programit do të rritet automatikisht. Këtë ndryshim mund ta ndiqni në ekran.