Përgatitja e rrobave për larje
- Rrobat me pjesë metalike si tela të brendshëm, tokëza rripash ose kopsa metalike do ta dëmtojnë produktin. Hiqini pjesët metalike ose lajini këto rroba duke i vendosur ato në një çantë për larje apo këllëf.
- Hiqni nga xhepat të gjithë objektet e tilla si monedhat, stilolapsat dhe kapëset metalike të letrave, kthejini xhepat së prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla mund ta dëmtojnë produktin ose të shkaktojnë probleme me zhurmën.
- Rrobat me përmasa të vogla, të tilla si çorapet e bebeve dhe çorapet e najlonit, vendosini në një çantë për larje ose këllëf.
- Vendosini perdet brenda pa i ngjeshur. Hiqni pajimet mbajtëse të perdeve. Artikujt e kapjes së perdeve mund të shkaktojnë tërheqje dhe grisje të perdeve.
- Mbërtheni zinxhirët, qepni kopsat e liruara dhe rregulloni të grisurat dhe të çarat.
- Produktet me etiketën “Lahet me makinë larëse” ose “Lahet me dorë” lajini vetëm me një program të përshtatshëm.
- Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të bardha bashkë. Veshjet e reja, të errëta të pambukta lëshojnë shumë bojë. Lajini këto rroba më vete.
- Njollat e forta duhet të trajtohen siç duhet para larjes.
- Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të kthyera së prapthi.
- Rrobat që janë ndotur me materiale të tilla si miell, pluhur gëlqereje, qumësht pluhur, etj. duhet të shkunden mirë përpara se të futen në pajisje. Këto tymra dhe pluhura në rroba mund të grumbullohen në pjesët e brendshme të pajisjes dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dëme.