Ndezja
Para se të filloni ta përdorni produktin, sigurohuni për përgatitjet që përshkruhen në pjesën “Udhëzimet mjedisore" dhe "Instalimi". Për ta bërë gati produktin për të larë rroba, kryeni si punë të parë programin Pastrimi i Kazanit. Nëse ky program nuk është i disponueshëm në produktin tuaj, përdorni metodën që përshkruhet në pjesën "Pastrimi i derës së ngarkimit dhe i kazanit".

NJOFTIM

Ka mbetur pak ujë në produkt për shkak të proceseve të kontrollit të cilësisë gjatë prodhimit. Kjo nuk është e dëmshme për produktin.