Instalimi
PARALAJMËRIM

Ju lutemi lexoni më parë pjesën “Udhëzime për sigurinë”!
NJOFTIM

Lavatriçja juaj zbulon automatikisht sasinë e rrobave të vendosur në atë kur zgjidhni një program.
Gjatë instalimit të produktit, para përdorimit për herë të parë, duhet të kryhet kalibrimi për të siguruar që sasia e rrobave të zbulohet në mënyrën më të saktë.
Për ta bërë këtë, zgjidhni programin Drum Cleaning* (Pastrimi i kazanit) dhe anuloni funksionin e centrifugës. Niseni programin pa rroba. Prisni që të përfundojë programi, gjë që do të zgjasë rreth 15 minuta.
* Emri i programit mund të ndryshojë në varësi të modelit. Për zgjedhjen e programit të përshtatshëm, rishikoni seksionin e përshkrimeve të programit.
- Përgatitja e vendit dhe instalimeve elektrike, të furnizimit me ujë dhe largimit të ujit të përdorur në vendin e instalimit, është nën përgjegjësinë e blerësit.
- Sigurohuni që tubat e ngakimit dhe shkarkimit të ujit dhe gjithashtu kordoni elektrik nuk janë të palosur, të shtypur ose të thërrmuar gjatë shtyrjes së produktit në vendin e tij pas procedurave të instalimit apo pastrimit.
- Përpara instalimit, kontrolloni me sy nëse produkti ka ndonjë defekt të dukshëm. Mos e instaloni produktin nëse është i dëmtuar. Produktet e dëmtuara shkaktojnë rreziqe për sigurinë tuaj.