Paneli i kontrollit të produktit
1 | Butoni i ngrirjes së shpejtë | 2 | Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes së ftohësit |
3 | Treguesi i statusit të gabimit | 4 | Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit |
5 | Butoni i fikjes së produktit | 6 | Butoni i funksionit joaktiv (të pushimeve) të ndarjes së ftohësit |
Në fillim lexoni “Udhëzimet për sigurinë”!
Funksionet zanore dhe pamore të panelit të treguesve do t'ju ndihmojnë në përdorimin e produktit.
*Opsionale: Funksionet e paraqitura janë opsionale, mund të ketë ndryshime në formë dhe vendndodhje për funksionet që gjenden në panelin tregues të pajisjes suaj.
1. Butoni i ngrirjes së shpejtë 
Kur shtypet butoni i ngrirjes së shpejtë, simboli i ngrirjes së shpejtë do të ndriçojë dhe funksioni i ngrirjes së shpejtë do të aktivizohet. Temperatura e ndarjes së ngrirjes është caktuar në -27°C. Shtypni përsëri butonin për ta anuluar funksionin. Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të anulohet automatikisht pas një kohe. Për të ngrirë një sasi të madhe ushqimesh të freskëta, shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë para se të vendosni ushqimet në ndarjen e ngrirësit.
2. Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ftohësit 
Lejon caktimin e temperaturës për ndarjen e ftohësit. Shtypja e butonit do të bëjë që temperatura e ndarjes së ftohësit të mund të caktohet në 8, 6, 4, 2°C.
3. Treguesi i gjendjes me defekt 
Ky tregues aktivizohet kur frigoriferi nuk ftoh mjaftueshëm ose kur ndodh një gabim i sensorit. Treguesit e temperaturës së ngrirësit dhe të frigoriferit pulsojnë në kombinime të caktuara. Kjo e njofton shërbimin për gabimin që ka ndodhur. Nëse vendosni ushqime të nxehta në ndarjen e ngrirësit ose nëse e lini derën të hapur për një kohë të gjatë, shenja e pikëçuditjes mund të qëndrojë e ndezur për pak kohë. Ky nuk është defekt, ky paralajmërim do të hiqet kur ushqimi të ftohet ose kur shtypet çfarëdo butoni.
4. Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit 
Përcaktimi i temperaturës bëhet për ndarjen e ngrirësit Temperatura e ndarjes së ngrirësit mund të caktohet po ashtu në -18, -20, -22, -24 °C duke shtypur butonin.
5. Butoni i fikjes së produktit 
Kur shtypet ky buton për 3 sekonda, pajisja kalon në gjendjen e fikjes. Në këtë gjendje, frigoriferi nuk kryen ftohjen kur butoni shtypet përsëri për 3 sekonda, frigoriferi fillon të punojë si normalisht.
6. Butoni i funksionit joaktiv (të pushimeve) të ndarjes së ftohësit 
Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni butonin për 3 sekonda. Modaliteti i pushimeve do të aktivizohet dhe ikona e puhsimeve (
) do të ndizet. Të gjitha ikonat në treguesin e temperaturës së dhomës së ftohësit fiken dhe ndarja e ftohësit nuk kryen ftohje aktive. Kur ky funksion është i aktivizuar, këshillohet që të mos ruani ushqime në ndarjen e frigoriferit. Ndarjet e tjera vazhdojnë të ftohin sipas temperaturës së caktuar. Shtypni përsëri këtë buton për 3 sekonda për të anuluar këtë funksion.