Siguria gjatë montimit
- Për ta përgatitur produktin për përdorim, shikoni informacionet në manualin e përdorimit dhe montimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse jo, telefononi një elektricist ose hidraulik të kualifikuar për të rregulluar lidhjet e rrjetit publik sipas nevojës.
- Mosrealizimi i kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, probleme me produktin ose lëndime.
- Përpara se të filloni montimin, fikni siguresën për të çaktivizuar linjën e energjisë me të cilën është lidhur produkti.
- Produkti duhet të instalohet nga dy ose më shumë persona. Përdorni doreza mbrojtëse gjatë heqjes së produktit nga paketimi dhe instalimi.
- Ky produkt është projektuar për përdorim në një lartësi maksimale prej 2000 metrash mbi nivelin e detit.
- Mbajini fëmijës larg nga zona e instalimit.
- Kontrolloni për çdo dëmtim në produkt para montimit të tij. Mos e montoni produktin nëse është i dëmtuar.
- Përdorni gjithmonë pajisje personale mbrojtëse (doreza etj.( gjatë instalimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të produktit. Rrezik për lëndime.
- Mos e instaloni ose mos e lini produktin në vende ku mund të ekspozohet ndaj temperaturave të mjedisit të jashtëm.
- Vendoseni produktin mbi një sipërfaqe të pastër, të fortë dhe në nivel dhe ekuilibrojeni me këmbët e rregullueshme (duke rrotulluar majtas ose djathtas këmbët e përparme). Në rast të kundërt, frigoriferi mund të përmbyset dhe të shkaktojë lëndime personale.
- Vazhdoni me kujdes për të parandaluar shkaktimin e ndonjë dëmtimi në dysheme (pllaka etj.) gjatë lëvizjes së produktit. Instaloni produktin në një dysheme ose siguroni mbështetje të mjaftueshme në varësi të madhësisë, peshës dhe rastit të përdorimit të produktit. Sigurohuni që produkti të mos jetë pranë një burimi nxehtësie dhe që të katër këmbët të jenë të qëndrueshme dhe të mbështetura në dysheme. Instaloni produktin sipas nevojës dhe sigurohuni që ai të jetë horizontal, duke përdorur një nivel me flluskë. Për të siguruar efikasitetin e plotë të qarkut të ftohësit, prisni të paktën dy orë përpara se të përdorni produktin.
- Produkti duhet të montohet në një ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos mbani tapete, qilima ose mbulesa të ngjashme nën produkt. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri si rezultat i një ajrosjeje të papërshtatshme!
- Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e ajrimit. Në rast të kundërt, konsumi i energjisë do të rritet dhe produkti yt mund të dëmtohet.
- Lini hapësirë të mjaftueshme anash dhe sipër për të siguruar ajrim të përshtatshëm. Distanca midis panelit të pasmë dhe murit pas produktit duhet të jetë të paktën 50 mm për të parandaluar sipërfaqet e nxehta. Zvogëlimi i kësaj distance mund të rrisë konsumin e energjisë së produktit.
- Kur të vendosni produktin, sigurohuni që kablloja e furnizimit të mos dëmtohet apo kapet.
- Ky produkt nuk duhet të lidhet me sisteme të furnizimit me energji dhe burime të energjisë elektrike që mund të shkaktojnë ndryshime të papritura të tensionit (p.sh. një burim portativ me energji diellore). Në rast të kundërt, mund të ndodhin dëmtime të produktit tuaj si rezultat i lëkundjeve të menjëhershme të voltazhit!
- Sa më shumë lëng ftohës të ketë në një frigorifer, aq më e madhe duhet të jetë dhoma e montimit. Në dhoma shumë të vogla, në rast të një rrjedhjeje të gazit në sistemin e ftohjes mund të shfaqet një përzierje e djegshme e gazit me ajrin. Për çdo 8 gramë lëng ftohës kërkohet të paktën 1 m³ vëllim. Sasia e lëngut ftohës të disponueshëm në produktin tuaj është e specifikuar në etiketën e tipit të produktit.
- Produkti nuk duhet të vendoset asnjëherë në një mënyrë të tillë që kabllot elektrike, tubi metalik i sobës me gaz dhe tubat metalike të gazit ose të ujit të bien në kontakt me murin e pasmë të produktit (ose të kondensatorit).
- Vendi i instalimit të produktit nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të jetë në afërsi të një burimi nxehtësie si p.sh. soba, radiatorë etj. Nëse nuk mund të shmangni montimin e produktit në afërsi të një burimi nxehtësie, përdorni një pllakë të përshtatshme izolimi dhe sigurohuni që distanca minimale me burimin e nxehtësisë të jetë siç specifikohet më poshtë:
- Të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si sobat, furrat, njësitë ngrohëse dhe kaloriferët etj.
- Dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
- Produkti juaj ka klasën e mbrojtjes I.
- Vendoseni produktin në një prizë me tokëzim që është në përputhje me vlerat e voltazhit, rrymës elektrike dhe frekuencës të specifikuara në etiketën e tipit të produktit. Priza duhet të ketë një siguresë 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
- Kablloja elektrike e produktit duhet të hiqet nga priza gjatë montimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i goditjeve elektrike dhe i lëndimeve personale!
- Mos e lidhni produktin në priza të lirshme, të thyera, të ndotura, të yndyrshme ose priza që kanë dalë nga foletë ose prizat në rrezik kontakti me ujin. Këto lloje lidhjesh mund të nxehen shumë ose mund të shkaktojnë zjarr.
- Vendosini kabllon elektrike dhe tubat e produktit (nëse ka) në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik për t'u penguar.
- Depërtimi i lagështisë dhe lëngjeve te pjesët që kanë elektricitet ose te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye, mos e përdorni produktin në ambiente me lagështi ose në zona ku mund të ketë spërkatje uji (p.sh. garazhe, dhoma për larjen e rrobave etj.). Nëse frigoriferi laget me ujë, hiqeni nga priza dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
- Mos e lidhni asnjëherë frigoriferin me pajisje për kursimin e energjisë. Këto sisteme janë të dëmshme për produktin.
- Ekziston rreziku i kontaktit me pjesët elektrike kur hiqni kapakun e panelit elektronik dhe kapakun e pasmë të kompresorit (nëse ka). Mos e hiqni kapakun e panelit elektronik dhe kapakun e pasmë të kompresorit (nëse ka). Ekziston rreziku i goditjes elektrrike!