Siguria gjatë mirëmbajtjes dhe pastrimit
- Hiqeni frigoriferin nga priza ose çaktivizoni siguresën para se ta pastroni ose të filloni të kryeni mirëmbajtjen.
- Mos e tërhiqni produktin nga dera ose doreza e derës nëse duhet ta lëvizni produktin për të pastruar. Dera mund të shkaktojë lëndime personale nëse e tërhiqni shumë fort dorezën.
- Mos vendosni duart, këmbët ose objekte metalike nën ose prapa produktit. Mund të ndodhin bllokime ose cepat e mprehtë mund të shkaktojnë lëndime personale.
- Mos e lani pjesën e brendshme ose të jashtme të produktit me larës me presion, avull, ujë me spërkatje ose derdhje. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr.
- Kur pastroni produktin, mos përdorni vegla të mprehta dhe gërryese ose agjentë pastrimi shtëpie, detergjente, gaz, benzinë, hollues, alkool, llak ose substanca të ngjashme. Përdorni substanca pastrimi dhe mirëmbajtjeje që nuk janë të dëmshme për ushqimet brenda në produkt.
- Mos përdorni peshqir letre, sfungjerë kuzhine ose materiale të tjera të forta pastrimi.
- Mos përdorni asnjëherë avull ose materiale pastrimi me avull për pastrimin e produktit dhe për shkrirjen e akullit brenda. Avulli bie në kontakt me zonat me elektricitet në frigorifer dhe shkakton qark të shkurtër ose goditje elektrike.
- Për të shpejtuar procesin e shkrirjes mos përdorni mjete mekanike ose mjete të tjera përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- Tregoni kujdes që të mos lejoni ujin te vrimat e ajrimit, qarqet elektrike ose dritat e produktit. Në rast të kundërt, mund të ketë rrezik për goditje elektrike ose zjarr.
- Përdorni një pecetë të pastër dhe të thatë për të fshirë pluhurat ose materialet e huaja në kunjat e spinës. Mos përdorni një pecetë të njomë ose të lagur për pastrimin e spinës. Në rast të kundërt, mund të ketë rrezik për goditje elektrike ose zjarr.